Ndërlidhjet

Reeker sheh përparim në Ballkan


Philip Reeker në byronë e Radios Evropa e Lirë në Sarajevë.
Philip Reeker në byronë e Radios Evropa e Lirë në Sarajevë.
Zevendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka thënë se ka përparim në mesin e vendeve të Ballkanit drejt integrimit evropian, por ka theksuar nevojën që udhëheqësit të forcojnë përpjekjet e tyre.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Sarajevë, Reeker ka veçuar Kroacinë, e cila është pranuar në Bashkimin Evropian të hënën.

Ai po ashtu ka vlerësuar përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Reeker ka thënë se në Bosnjë vazhdon të ketë probleme dhe ka fajësuar udhëheqësit e saj, të cilët, sipas tij, kanë zgjedhur të mos funksionojnë.
XS
SM
MD
LG