Ndërlidhjet

Mediet serbe - Sërish bllokohen rrugët në veri


Ilustrim
Ilustrim
Është bllokuar që nga ora nëntë e mëngjesit rruga magjistrale Mitrovicë-Leposaviq në veri të Kosovës, nga një grup i pakënaqur i punëtorëve të Odës Ekonomike të Serbisë në Kosovë.

Sipas medieve beogradase, rreth njëzet punëtor të këtij institucioni paralel, kanë dal për të protestuar në fshatin Rudar, tek vendi ku është i vendosur kryqi në mes të rrugës.

Agjencia Beta shkruan se punëtorët janë të revoltuar përse nuk kanë marr rroga tash e 11 muaj, dhe për shkak të statusit të pazgjidhur të ndërmarrjes në të cilën janë të punësuar.

“Bllokada po bëhet për shkaqe ekonomike, sepse jemi në prag të ekzistencës sonë” citon Beta punëtorët që vazhdojnë të protestojnë në Rudar.

“Nëse çështja, e pagave tona si dhe statusi i kompanisë, nuk zgjidhen së shpejti, atëherë do të radikalizojnë protestat dhe bashkë me anëtarët e familjeve tona do të bllokojmë kryqëzime tjera në veri të Kosovës”, kanë shtuar punëtorët.

Sipas tyre, Zyra e Serbisë për Kosovën u ka premtuar që do t’ua zgjidh problemet shumë shpejt.
XS
SM
MD
LG