Ndërlidhjet

Irak - Kamikazi vret 2, dhe plagosë 15 të tjerë


Irak - Policia dhe ekipet mjekësore duke vrapuar për të ndihmuar viktimat pas një sulmi kamikaz
Irak - Policia dhe ekipet mjekësore duke vrapuar për të ndihmuar viktimat pas një sulmi kamikaz
Një sulmues ka vrarë dy policë në veri të Irakut, pasi hodhi në erë makinën e tij përplot me eksploziv në kohën kur iu afrua postbllokut policor, njoftojnë zyrtarët shtetëror.

Shalal Abdul, që është kryetar i komunës Tuz Khormato, ku ka ndodhur incidenti tha për mediet se 15 civilë janë plagosur po ashtu nga ky sulm.

Iraku është përfshirë së fundi nga një valë e përgjakshme e sulmeve, ndërsa ka ngjall edhe frikën se shteti po zhytet drejt një konflikti sektarian, sikur ai që ka shtyrë shtetin në prag të luftës civile gjatë viteve 2006-2007.

Ditën e mërkurën, në gjithë Irakun nga sulmet vetëvrasëse kanë vdekur të paktën 17 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.
XS
SM
MD
LG