Ndërlidhjet

Jahjaga-Reeker diskutojnë marrëveshjen e Brukselit


Ilustrim
Ilustrim
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur të premtën në një takim zëvendës- ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Philip Reeker.

Në takim, është biseduar për proceset në Kosovë, për marrëveshjen e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për praninë e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare.

Duke folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Presidentja Jahjaga, sipas një komunikate për media, ka thënë se zbatimi i saj është i një rëndësie të veçantë dhe e siguroi Reekerin se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar atë dhe për të marrë përgjegjësitë që u takojnë.

Sipas saj, me shpalljen e datës së zgjedhjeve për 3 nëntor të këtij viti, në gjithë territorin e Kosovës, njëkohësisht, është dhënë një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët dhe vlerësoi se tani duhen përgatitje të mira për të pasur zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

Kurse, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, sipas të njëjtës komunikatë, ka folur për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu rëndësinë e zbatimit të saj.

Reeker ka thënë po ashtu se Kosova dhe rajoni i Ballkanit kanë shënuar përparime në rrugën e integrimeve duke e vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale.

Zyrtari amerikan do të zhvilloj takime të ndara dhe me kryeministrin hashim Thaçi, liderin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG