Ndërlidhjet

Egjipt: Së paku 29 të vrarë nga trazirat


Tanket para ndërtesës së Televizionit shtetëror të Egjiptit në Kajro
Tanket para ndërtesës së Televizionit shtetëror të Egjiptit në Kajro
Së paku 29 vetë raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, nga vala e dhunës, e cila e ka përfshirë Egjiptin, pas përmbysjes së presidentit të mbështetur nga islamistët, Mohamed Morsi.

Televizioni shtetëtor ka raportuar se nga përleshjet ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të Morsit, që kishin shpërthyer në kryeqytetin Kajro, janë vrarë së paku 17 vetë.

Më vonë zyrtarët thanë se 12 njerëz ishin vrarë në qytetin Aleksandria, poashtu, nga përleshjet ndërmjet dy palëve.

Kjo valë e dhunës u shkaktua pasi dhjetëra mijëra mbështetës të partisë Vëllazëria Myslimane ishin mbledhur gjatë ditës së djeshme për të kërkuar rikthimin e Morsit në presidencë.

Raportohet se dhuna është zbutur në kryeqytetin Kajro, pasi në rrugë ka dalur ushtria.

Nga ana tjetër, ministria e brendshme e Egjiptit ka njoftuar se njëri nga liderët kryesorë të Vëllazërisë Myslimane, Khairat el-Shater, është arrestuar me akuza se e ka nxitur dhunën.
XS
SM
MD
LG