Ndërlidhjet

Irak: Së paku 19 të vrarë nga sulmet me bomba


Policia e inspekton terrenin pas shpërthimit të bombës në Samarra
Policia e inspekton terrenin pas shpërthimit të bombës në Samarra
Zyrtarët irakianë thonë se së paku 15 vetë janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në pjesën veriore në kryeqytetin Bagdad.

Sulmi ndodhi dje në mbrëmje, gjatë faljes në një xhami shiite në lagjen Kiraiyat.

Më herët gjatë ditës së djeshme, nga një eksplodim i një makine – bombë, në pjesën qendrore të Irakut, janë vrarë së paku 4 vetë.

Zyrtarët thanë se cak i këtij sulmi me bombë ishte një kamp protestues në sheshin kryesor Al-Haq në qytetin Samarra.

Në këtë qytet, me popullatë shumicë sunite, që gjendet 95 kilometra në veri të Bagdadit, për disa muaj po mbahen protesta kundër qeverisë.

Kombet e Bashkuara thonë se nga dhuna në gjithë Irakun, muajin e kaluar, janë vrarë 761 dhe plagosur afro 1700 vetë.
XS
SM
MD
LG