Ndërlidhjet

SHBA: Dështoi një provë e raketës mbrojtëse


Pamje e një interceptuesi të ushtrisë amerikane
Pamje e një interceptuesi të ushtrisë amerikane
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një provë raketore mbrojtëse mbi Paqësorin ka dështuar.

Ky ishte dështimi i tretë me radhë i sistemit.

Testi i fundit i suksesshëm ishte në vitin 2008.

Agjencia mbrojtëse raketore tha se raketa tokësore interceptuese është lansuar dje nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kalifonri.

Agjencia tha se interceptori nuk e qëlloi cakun, që ishte një raketë e lansuar nga Ujëdhesat Marshall, në largësi prej 6400 kilometrash.

Në njoftim thuhet: “zyrtarët e programit do të udhëheqin një rishqyrtim të gjërë për caktimin e shkakut ose shkaqeve të çfarëdo anomalie, që ka mundur ta parandalouj interceptimin e suksesshëm”.

Shtetet e Bashkuara, aktualisht, i kanë 26 interceptorë në Fort Greele të Alaskës dhe katër në Vanderberg, që synojnë mbrojtjen nga kërcënimet e Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG