Ndërlidhjet

Rasti Snowden: Venezuela dhe Nikaragua ofrojnë azil


Një mbështetës i Snowdenit para Aeroportit Ndërkombëtar të Moskës
Një mbështetës i Snowdenit para Aeroportit Ndërkombëtar të Moskës
Presidentët e Venezuelës dhe Nikaraguas thonë se ata janë të gatshëm për t’i dhënë azil ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i cili ka dhënë informacione për programet sekrete amerikane.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Madura, tha se është i gatshëm t’i garantoj azil “humanitar”, në mënyrë që Snowden do ta evitonte ndjekjen në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, tha se do të ishte i gatshëm për dhënien e azilit për Snowdenin, nëse “lejojnë rrethanat”.

Sipas presidentit Ortega, Nikaragua e ka marrë kërkesën për azil për Snowdenin, në Ambasadën e saj në Moskë.

Edward Snowden, pasaporti i të cilit është revokuar nga Shtetet e Bashkuara, besohet se dy javët e fundit i ka kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar në Moskë.

Organizata në Internet, WikiLeaks, tha se Snowden ka kërkuar azil në gjashtë vende.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar Snowdenin për spiunim për dhënien e detajeve sekrete të programeve të Shteteve të Bashkuara të vëzhgimit global të të dhënave telefonike dhe Internetit.
XS
SM
MD
LG