Ndërlidhjet

Bruksel: Të hënën takim i ri Thaçi – Daçiq


Hashim Thaçi (djathtas,) Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, në Bruksel më 21 Qershor 2013
Hashim Thaçi (djathtas,) Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, në Bruksel më 21 Qershor 2013
Nesër në Bruksel mbahet edhe një takim ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, ku pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ndërmjet dy vendeve, për të cilën u arritë pajtuershmëri në muajin Prill të këtij viti.

Takimi mbahet në periudhën kur në Prishtinë qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi në miratimin e Projekt-ligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.

Nga ana tjetër, duke u shprehur për themelimin e një të ashtuquajturi “kuvend” të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar se ai “nuk shkon në favor as të Serbisë e as të popullit serb në Kosovë”.

Takimi Thaçi – Daçiq mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Raportohet se takimi i nesërm ndërmjet dy kryeministrave do të jetë i 13-ti me radhë.
XS
SM
MD
LG