Ndërlidhjet

Jordani: Abu Qatada akuzohet për terrorizëm


Abu Qatada duke u ngjitur shkallëve të një aeroplani britanik me të cilin nga Londra u dërgua në Jordani
Abu Qatada duke u ngjitur shkallëve të një aeroplani britanik me të cilin nga Londra u dërgua në Jordani
Një prokuror ushtarak në Jordani formalisht e ka akuzuar klerikun radikal islamik, Abu Qatada, për terrorizëm, vetëm disa orë pasi Britania e deportoi atë për tu ballafaquar me gjykim në vendin e tij.

Prokurori ushtarak tha se Qatada, i cili në Jordani arriti sot herët në mëngjes, do të burgoset për 15 ditë në pritje të vazhdimit të procesit.

Gazetarëve nuk iu lejua hyrja në sallën e gjyqit derisa u lexua aktakuza, megjithqë autoritetet kishin premtuar transparencë gjatë procesit gjyqësor.

Qatada ishte dënuar në mungesë në Jordani me burgim të përjetshëm, në vitin 1999.

Por, sipas ligjeve të Jordanisë, Qatada duhet të rigjykohet pas kthimit në vend.

Pritet që 53 vjeçari Qatada do të deklaroj se nuk ndjehet fajtor lidhur me akuzat.
XS
SM
MD
LG