Ndërlidhjet

SHBA: Përfundoi fluturimi eksperimental i aeroplanit solar


Pamje e aeroplanit "Solar Impulse" gjatë fluturimit në Shtetet e Bashkuara
Pamje e aeroplanit "Solar Impulse" gjatë fluturimit në Shtetet e Bashkuara
Një aeroplan eksperimental me energji solare e ka përfunduar udhëtimin e tij nëpër Shtetet e Bashkuara.

Aeroplani “Solar Impulse”, me një pilot, ka ateruar mbrëmë në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork, pasi ishte ngritur nga Uashingtoni.

Fluturimi i parë në Shtetet e Bashkuara ishte bërë nga Kalifornia, në fillim të muajit Maj të këtij viti.

Pas aterimit, piloti Andre Borschberg, i cili është nga Zvicra, vlerësoi se projekti ishte “sukses i madh për energjinë e ripërtrirë”.

Ky aeroplan e shfrytëzon energjinë e mijëra qelulave solare të vendosura në krahët e tij.

Shpejtësia më e madhe e tij arrinë në 70 kilometra në orë.
XS
SM
MD
LG