Ndërlidhjet

Rasti Snowden: Castro mbështet ofertat për azil


Raul Castro
Raul Castro
Presidenti i Kubës, Raul Castro, ka thënë se mbështet ofertat e Venezuelës dhe të vendeve të tjera të Amerikës Latine për t’i dhënë azil ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Megjithatë, gjatë fjalimit para Asamblesë Kombëtare të Kubës, Castro nuk e ka bërë të qartë nëse vendi i tij do t’i ofronte azil Snowdenit.

Ai po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kërcënojnë vendet e tjera në lidhje me rastin.

Snowden kërkohet nga SHBA-ja nën akuzat se ka publikuar informacione sekrete për programet e mbikëqyrjes amerikane.

Ai besohet se ndodhet në zonën e tranzitit të një aeroporti të Moskës.

Venezuela dhe Bolivia i kanë bërë oferta për azil Snowdenit, ndërsa Nikaragua është duke shqyrtuar një kërkesë për azil nga ai.
XS
SM
MD
LG