Ndërlidhjet

Papa viziton “ishullin e imigrantëve”


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku ka mbajtur një meshë për imigrantët në ishullin italian të Lampeduzës, duke dënuar “indiferencën globale” për gjendjen e tyre.

Me të arritur, ai ka hedhur kurora me lule në det, në kujtim të atyre që janë mbytur gjatë përpjekjeve për të arritur Evropën.

“Kemi humbur ndjenjën e përgjegjësisë vëllazërore. Kemi harruar se si t’i qajmë migrantët e humbur në det”, ka thënë Papa.

Lampeduza është duke luftuar me numër enorm të imigrantëve të paligjshëm.

Ishulli është një nga portat më të afërta të Evropës për afrikanët që ikin nga varfëria dhe konfliktet.
XS
SM
MD
LG