Ndërlidhjet

Forcat e Assadit avancojnë në Homs


Homs (foto arkivi)
Homs (foto arkivi)
Forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë avancuar në qarkun Khaldijeh të Homsit, i cili kontrollohet nga rebelët.

Aktivistët e opozitës dhe burimet qeveritare kanë raportuar për bombardime të rënda të ushtrisë.

Ushtria ka nisur fushatën për rikthimin e territorit qysh para dhjetë ditësh.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 90,000 njerëz kanë humbur jetën prejse ka nisur kryengritja kundër Assadit në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG