Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet me bomba – tetë të vrarë


Polici pakistanez qëndron në një shtëpi të shkatërruar pas përleshjeve të mëparshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve talibanë
Së paku tetë njerëz janë vrarë nga sulmet e ndara në pjesë të ndryshme të Pakistanit.

Zyrtarët thanë se së paku 6 vetë ishin vrarë dhe 11 të tjerë ishin plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në hapësirën Doaba në qarkun jugor Hangu.

Cak i këtij sulmi ishte lideri fisnor pro-qeveritar, Malik Habibullah, por ai shpëtoi, ndërsa në mesin e të vrarëve ishte vëllau i tij dhe një roje.

Në një incident tjetër, në Swabi afër Peshavarit, u vranë dy policë derisa e çmontonin një bombë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por me gjasë, për to do të fajësohen talibanët, që në të kaluarën i kanë marrë në shënjestër civilët dhe pjesëtarët e sigurisë, gjatë dhunës nga e cila janë vrarë mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG