Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet kërkesa për ndaljen e ushqimit me forcë


Pamja e jashtme e kampit ushtarak amerikan në Guantanamo Bej në Kubë
Pamja e jashtme e kampit ushtarak amerikan në Guantanamo Bej në Kubë
Një gjyqtar federal i Shteteve të Bashkuara e ka refuzuar një veprim juridik nga një i burgosur në Guantanamo, i cili bën grevë urie. Ai ka kërkuar që të ndalet ushqimi me forcë i grevistëve në Guantanamo Bej.

Gjyqtarja Gladys Kessler tha se derisa ushqimi me forcë “duket” se paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare, ajo do ta tejkalonte autoritetin e saj nëse do të urdhëronte atë që është kërkuar nga i burgosuri Abu Wael Dhiab.

Gjyqtarja Kessler tha vetëm se presidenti Barack Obama, ka autoritet të ndërhyjë në këtë rast, duke theksuar se ai kishte shfaqur shqetësim gjatë një fjalimi në muajin Maj për meritat e ushqimit me forcë të të burgosurve.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i mbanë 166 të dyshuar të jashtëm për terrorizëm në kampin Guantanamo Bej në Kubë.

Një zëdhënës i këtij kampi tha mbrëmë se 106 të burgosur gjenden në grevë urie, ndërsa 45 prej tyre udhqehen me forcë.

Shumica prej të burgosurve janë mbajtur për vite të tëra pa aktakuzë për krime.
XS
SM
MD
LG