Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi me bombë – 17 të vrarë


Pamje nga Herati
Pamje nga Herati
Nga një sulm me bombë në pjesën perëndimore të Afganistanit janë vrarë 17 vetë.

Zyrtarët thanë sot se bomba e goditi një motoçikletë me rikmorkio, e cila ishte përplotë me udhëtarë në qarkun Obai, të provincës Herat.

Një shef lokal policor i tha Radios Evropa e Lirë se bomba ishte vendosur nga talibanët, që qartazi për cak kishte trupat afgane, që ishin në ndjekje të militantëve, pas përleshjeve më herët gjatë ditës.

Por, nga bomba ai tha se u vranë 12 femra, katër fëmijë dhe shoferi i makinës së improvizuar për transport të njerëzve ndërmjet dy fshatrave.

Në këtë sulm janë plagosur pesë vetë të tjerë.
XS
SM
MD
LG