Ndërlidhjet

Kosovë: Përshëndetet deklarimi i NATO-s për FSK-në


Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot e ka përshëndetur deklarimin e NATO-s se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka arritur kapacitetin e plotë operacional.

Ky vendim, thotë presidentja Jahjaga, në deklaratën e saj të publikuar në faqen në Internet të presidencës, “shënon një sukses të ri të kësaj force dhe për përpjekjet e gjithmbarshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për të ndërtuar shtet prosperues dhe për të përmbushur vizionin e një force të qëndrueshme me një të ardhme të qartë”.

Mëtutje ajo theksoi se “në një të ardhme të afërt presim që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s”.

Deklarimin e NATO-s për FSK-në e ka përshëndetur edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili në mbledhjen e qeverisë tha se ky vendim i Këshillit Veriatlantik “është shumë i rëndësishëm dhe hapë një kapitull të integrimit”.

Ai tha se misioni i FSK-së mbetet i njëjtë, kurse KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për të siguruar një ambient të qetë.
XS
SM
MD
LG