Ndërlidhjet

AI: Kritika për ushtrinë e Egjiptit për forcë të tepërt


Organizata për të drejat e njeriut, Amnesty International, thotë se ka dëshmi që tregon përdorim të “tepruar” të forcës vdekjeprurëse nga trupat e Egjiptit gjatë protestave në fillim të kësaj jave.

Së paku 51 vetë, shumica prej tyre mbështetës të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, janë vrarë gjatë përleshjeve ditën e Hënë afër selisë kryesore të Gardës Republikane në Kajro.

Vëllazëria Myslimane e Morsit tha se forcat e sigurisë “i masakruan” mbështetësit e saj, derisa ata ishin në falje të mëngjesit.

Ushtria tha se ishte sulmuar nga “terroristët”.

Hassiba Hadj Sahraoui nga Amensty International tha sot se vizitat në morgjet dhe spitalet në Kajro dhe Aleksandri dhe dëshmitë e mbledhura nga protestuesit e plagosur, sugjerojnë “përdorim të forcës së tepruar”, që përfshiu “forcë të qëllimshme vdekjeprurëse”.

Një grup prej 15 organizatave për të drejtat e njeriut në Egjipt, e kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku bëjnë thirrje për hetime të pavarura lidhur me këto vrasje.
XS
SM
MD
LG