Ndërlidhjet

Rusi: Pas thyerjes, kontrollohen të 3014 medaljet në Universiadë


Medaljet e Universiadës 2013 në Kazan të Rusisë
Medaljet e Universiadës 2013 në Kazan të Rusisë
Prodhuesve të medaljeve të arta, të argjenta dhe të bronxta, që po u jepen fituesve në Universiadën Verore 2013, që është manifesim sportiv ndërkombëtar i studentëve, u është thënë që t’i kontrollojnë të 3014 medaljet e përgatitura për këtë manifestim.

Sipas raporteve, kjo ka ndodhur pasi një medalje e artë, e fituar nga sportistët e Rusisë, dhe një e bronxtë e fituar nga kinezët, janë thyer pasi pronarëve u kanë shpëtuar dhe u kanë rënë nga dora në tokë.

Fabrika në Shën Petersburg, Goznak, që i ka prodhuar medaljet, u ka rekomanduar sportistëve fitues që të jenë të kujdesshëm me medalje.

Megjthkëtë, punëtorët e fabrikës tash janë në Kazan, ku po mbahet Universiada, dhe e kanë filluar kontrollin e medaljeve, në mënyrë që të mos ndodhë thyerja e tyre.
XS
SM
MD
LG