Ndërlidhjet

Rusi-Arrestohet pastaj lirohet opozitari Navalny


Moskë - Policia ruse duke arrestuar opozitarin Alexei Navalny (Q), 10Korrik2013
Moskë - Policia ruse duke arrestuar opozitarin Alexei Navalny (Q), 10Korrik2013
Kandidati opozitar në garën për kryetar të Moskës, Aleksei Navalny është arrestuar të enjten nga policia.

Navalny është prangosur kur po largohej nga zyrat e Komisionit Moskovit të Zgjedhjeve, prej nga policia e ka futur në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka kërkuar falje për arrestimin e tij, dhe e ka liruar pak minuta më vonë.

Navalny ka falënderuar numrin e madh të mbështetësve të tij që ishin mbledhur jashtë zyrave të komisionit të zgjedhjeve, pas këtij incidenti.

Afro 40 kandidatë, përfshirë edhe kryetarin aktual të Moskës, Sergei Sobyanin, kanë paraqitur kandidaturat e tyre për garën e të parit të kryeqytetit rus.

E enjta ishte dita e fundit për pranimin e dokumenteve të kandidatëve për zgjedhjet komunale në Rusi, dhe për këtë arsye në zyrat e komisionit të zgjedhjeve kishte shkuar sot Aleksei Navalny.
XS
SM
MD
LG