Ndërlidhjet

Maratona e Bostonit-Tsarnaev deklarohet i pafajshëm


Çeçeni - Fotografi të Dzhokhar Tsarnaev mund të shihen gjithandej qytetit Grozni, ku thuhet se ai është i pafajshëm
Çeçeni - Fotografi të Dzhokhar Tsarnaev mund të shihen gjithandej qytetit Grozni, ku thuhet se ai është i pafajshëm
Nëntëmbëdhjetë vjeçari i akuzuar për komplot në Maratonën e Bostonit është shprehur i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të, përfshirë edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit me masë për të vrarë.

Dzhokhar Tsarnaev me origjinë nga Çeçenia është sjell të mërkurën mbrëma para gjykatës federale në Boston, ku i janë lexuar të 30 akuzat që rëndojnë mbi të.

Sipas medieve lokale, gjatë seancës dëgjimore amerikani i natyralizuar, gjatë kohës kur i janë lexuar akuzat kundër tij, dhe ka shprehur se ndihet “i pafajshëm” është dalluar theksi i tij rus.

Tre persona kanë vdekur dhe mbi 260 të tjerë janë lënduar gjatë maratonës së Bostonit më 16 prill të këtij viti.

Prokurorët po hezitojnë se a të kërkojnë apo jo dënimin me vdekje për të dyshuarin.

Vëllau i Tsarnaevit i cili dyshohet se ka bërë planifikimet për këtë sulm, Tamerlan është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
XS
SM
MD
LG