Ndërlidhjet

ShBA-të thirrin për lirimin e Mohamed Morsi


Kajro - Përkrahësit e presidentit të përmbysur të Egjiptit, Mohamed Morsi
Kajro - Përkrahësit e presidentit të përmbysur të Egjiptit, Mohamed Morsi
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje ushtrisë së Egjiptit që të lirojnë presidentin e përmbysur Mohamed Morsi.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se Washingtoni mbështet thirrjen e mëhershme të Gjermanisë për lirimin e Morsi.

Presidenti i përmbysur islamist nuk është parë në publik prej se është larguar pa dëshirën e tij nga zyra më 3 korrik.

Zyrtarët thonë se Morsi po mbahet në një kompleks të Gardës Republikane në Kajro.

Dhjetëra mijëra mbështetës të Morsi kanë protestuar në Kajro të premtën për të kërkuar rikthimin e tij në pushtet.

Kundërshtarët e Morsit po ashtu kanë protestuar.

Vëllezëria Myslimane që mbështet Morsi ka refuzuar të jetë pjesë e një qeverie të re që mbështetet nga ushtria.
XS
SM
MD
LG