Ndërlidhjet

Arabia Saudite kufizon haxhin, shkaku i virusit MERS


Ilustrim
Ilustrim
Arabia Saudite i ka bërë thirrje myslimanëve të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike që të mos marrin rrugën për në haxh, pasi autoritetet po përpiqen të ndalin përhapjen e virusit MERS.

38 njerëz kanë vdekur në mbretërinë saudite prej shtatorit të vitit të shkuar, nga ky koronavirus i cili i ngjan SARS-it.

Ministria saudite e shëndetësisë njoftoi përmes një komunikate për shtyp se këto rekomandime vlejnë për haxhin në Meka që këtë vit kryhet në tetor.

Përmes kësaj deklarate ministria thotë se njerëzit me deficiencë imunitare, fëmijët dhe shtatzënat duhet t’i shmangen haxhit.

Ende nuk është e qartë nëse rekomandimet nënkuptojnë që autoritetet saudite nuk do t’iu japin vizat kategorive të tilla të haxhinjve apo jo.
XS
SM
MD
LG