Ndërlidhjet

Dy togje të FSK-së udhëtojnë jashtë shtetit


Kosovo Security Forces, 14July2013
Kosovo Security Forces, 14July2013
Dy togje të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur sot jashtë vendit, njëri në Turqi e tjetri për në Holandë.

Togu me 33 pjesëtarë që udhëtoi për Turqi, do të merr pjesë në trajnimin dy javor të “Kërkim-shpëtimit urban”, që bëhet në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes ushtrisë turke dhe FSK-së.

Sipas një komunikate të ministrisë së FSK-së, togu tjetër me 30 pjesëtarë, që udhëtoi për Holandë do të merr pjesë në “Marshin tradicional katër ditor në Nijmegen”.

Në këtë marsh marrin pjesë ushtri të ndryshme, kurse FSK-ja merr pjesë për të tretë herë.

Për ti përcjellë këto dy togje jashtë vendit kishte dalë komandanti i Kommandës së Forcës Tokësore (KFT) të FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama dhe Shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe epror të tjerë.

Gjeneral Rama duke i përshendetur pjesëtarët e FSK-së ju uroi sukses në trajnime, duke kërkuar që ta përfaqësojnë denjësisht FSK-në dhe Kosovën.

Kurse garuesve në Holandë ju uroi sukses me kërkesën që të përserisin suksesin e dy herave të kaluara dhe të kthehen me rezultate të larta nga marshimi në Holandë.
XS
SM
MD
LG