Ndërlidhjet

Seul: Asiana përgatit padi kundër një rrjeti televiziv amerikan


Pamje nga përplasja e aeroplanit të udhëtarëve më 6 Korrik në San Francisko
Pamje nga përplasja e aeroplanit të udhëtarëve më 6 Korrik në San Francisko
Kompania ajrore e Koresë Jugore, Asiana, thotë se do të përgatisë padi kundër një rrjeti televiziv amerikan në San Francisko, i cili ka transmetuar emra të rrejshëm dhe fyerje raciste për katër pilotët e aeroplanit, që u përplas më herët këtë muaj në aeroportin e San Franciskos, me ç’rast u vranë katër vetë.

Një zëdhënëse e kompanisë Asiana, tha se raporti i ka nënçmuar në mënyrë racore aziatët dhe e ka dëmtuar reputacionin e kësaj kompanie.

Ajo tha se kompania do të dërgoj padi në ndonjë gjyq amerikan.

Televizioni KTVU ka kërkuar ndjesë për raportin e tij.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, që është autoritet i qeverisë amerikane për sigurinë ajrore, poashtu, ka kërkuar falje, duke thënë se gabimisht ishin konfirmuar emrat racistë për anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të udhëtarëve.

As rrjeti televiziv, e as Bordi i Sigurisë nuk kanë thënë se kush i kishte përdorë së pari emrat.

Gjatë përplasjes së aeroplanit më 6 Korrik, me rastin e aterimit në aeroportin ndërkombëtar në San Francisko, u vranë 3 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjera.
XS
SM
MD
LG