Ndërlidhjet

Shtyhet procesi kundër ish-kryeministrit gjeorgjian


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Është shtyrë procesi gjyqësor kundër ish-kryeministrit të Gjeorgjisë, Ivane Merabishvili.

Avokati i tij, Giorgi Chiviashvili, ju ka thënë gazetarëve të hënën se data e procesit është shtyrë nga 15 Korrik për datën 23 gusht.

Ai ka thënë se prokurorët kanë kërkuar kohë shtesë që të paraqesin dëshmi të reja rreth rastit.

Merabishvili, i cili është dhe sekretari i përgjithshëm i partisë “Lëvizja e Bashkuar Kombëtare” e presidentit, Mikhail Saakashvili, është arrestuar në muajin maj.

Ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, përvetësim dhe fshehje të vrasjes.

Merabshvili insiston që akuzat janë të motivuara politikisht.

Disa bashkëpunëtorë të presidentit Saakashvili janë arrestuar dhe janë dënuar për veprime jo ligjore prej se partia e kryeministrit, Bidzina Ivanishvili, fitoi zgjedhjet parlamentare në tetor.
XS
SM
MD
LG