Ndërlidhjet

SHBA: Hiqet pezullimi për aeroplanët luftarak


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Aeroplanët luftarak të Forcave Ajrore amerikane i janë rikthyer fluturimeve pasi më herët gjatë këtij viti fluturimet ishin pezulluar për shkaqe buxhetore.

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar të hënën se aeroplanët e forcave ajrore, fluturimet e të cilëve ishin pezulluar në muajin prill, tash do të mund të fluturojnë sërish.

Gjenerali i Forcave Ajrore, Mike Hostage, ka thënë se ka pasur një “rënie të theksuar” në gatishmërinë për luftë prej kohës kur janë pezulluar fluturimet e avionëve luftarakë.

Sidoqoftë, megjithëse kishte pezullim, pilotët i kanë vazhduar trajnimet në simulues të fluturimeve.

Ri-aktivizimi i këtyre aeroplanëve është bërë pasi Kongresi ja ka aprovuar Departamentit të Mbrojtes kalimin e 7.5 miliard dollarëve për këtë qëllim nga projekte të tjera më pak të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG