Ndërlidhjet

Japonia rikthen në administrim 400 ishujt


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Japonisë planifikon të përforcon administrimin e saj në 400 ishujt e largët të saj, me qëllim që të sigurojë kontrollin ndaj resurseve të veta natyrore, shkruajnë mediet të martën.

Qeveria po merr në konsideratë mundësinë e themelimit të një këshilli të ri pas zgjedhjeve të së dielës në dhomën e lartë të parlamentit, për të mbledh të dhëna rreth ishujve, që definojnë kufijtë e ujërave territoriale të Japonisë, lajmëvon agjencia e lajmeve Kyodo.

Tokio synon që të bëjë disa hulumtime në 400 ishujt, gjysma e të cilëve janë të pa-emëruar , dhe se qeveria mund të nacionalizojë këta ishuj, nëse nuk kanë pronar legjitim.

Kjo lëvizje vjen pas tensioneve të shtuara rreth aktiviteteve detare që ka ndërmarr ushtria e Kinës në afërsi të Japonisë, dhe mosmarrëveshjeve territoriale që kanë këto dy vende rreth ishujve në rajon.

Të shtunën, një flotë prej 16 luftanijeve ruse dhe 5 anije të marinës kineze kanë lundruar pa u penguar ndërmjet të ishullit Sakhalin dhe ishullit verior japonez Hokkaido.
XS
SM
MD
LG