Ndërlidhjet

Pussy Riot publikon videon e re


Video e re nga Pussy Riot, "Oil Cycle", 16 korrik, 2013.
Video e re nga Pussy Riot, "Oil Cycle", 16 korrik, 2013.
Grupi artistik rus, Pussy Riot, ka bërë publike videon e re muzikore, “Oil Cycle” përmes së cilës kritikohet industria e naftës, udhëheqësi i Rosneft, kompanisë më të madhe ruse të naftës, Igor Sechin dhe të tjerët.

Video, të martën, i është lejuar të përdoret ekskluzivisht Radios Evropa e Lirë dhe gazetes britanike, “The Guardian”.

Video fillon me një një nga anëtarët e grupit, fytyra e të cilit është e mbuluar me maskë, duke derdhur naftë në portretin e Igor Sechin.

Teksti i këngës flet për “parazitin homofobik” dhe thotë se Rusia e ka një “president si Ajatollahu në Iran”.

Pussy Riot fituan publicitet të madh pasi anëtarët e saj u futën në katedralën e Moskës në shkurt të vitit 2012 dhe xhiruan një video ku e kritikojnë presidentin rus, Vladimir Putin.

Pjesëtarët e grupit, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova, janë dënuar me dy vjet burg për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG