Ndërlidhjet

Vazhdon procesi gjyqësor për rastin "Kleçka"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Në gjykatën e Apelit në Prishtinë ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin “Kleçka, kundër Fatmir Limajt dhe nëntë ish-bashkëluftetarëve të tij nga radhët e ish-UÇK-së.

Gjatë kësaj seance, dëshminë e saj e ka prezantuar arkeologia e forenzikës, Sesili Croper.

Ajo para trupit gjykues ka thënë se në vitin 2010, në zonën e Kleçkës, janë gjetur mbetje mortore në dy varreza masive.

Sipas saj, në vitin 2009 nuk ishte gjetur asnjë mbetje mortore, por me kërkesë të prokurorit të rastit, Maurizio Salustro, sërish janë bërë kërkime dhe në vitin 2010, ishin gjetur këto mbetje mortore.

Këto dëshmi janë kontestuar nga pala mbrojtëse.

Sidoqoftë, seanca ndaj Limajt dhe të tjerëve e njohur si rasti “Kleçka”, pritet tëvazhdoj edhe më 18 korrik.
XS
SM
MD
LG