Ndërlidhjet

“Grupi i Drenicës” para prokurorit të EULEX-it


Ilustrim
Ilustrim
Shtatë ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dyshuar për krime lufte në rastin e ashtuquajtur “Grupi i Drenicës” janë përballë sot me pyetjet e prokurorit të EULEX-it, Maurizio Salustro.

Ndër të dyshuarit janë edhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili u paraburgos derisa mbante postin e ambasadorit të Kosovës në Tiranë, pastaj kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe pjesëtar tjerë të UÇK-së.

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi u ka thënë mediave se klienti i tij ka dhënë një deklaratë sqaruese shumë të shkurtër lidhur me interesimin e prokurorit Salustro, që sipas tij, kryesisht kishte të bënte me pozicionin e tij gjatë luftës së vitit 1998.

Në përgjithësi, pala mbrojtëse i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Ndërkaq si masë lehtësuese ka kërkuar lirimin e klientëve nga paraburgimi dhe mbrojtjen e tyre në liri.

Të akuzuarit e “Grupit të Drenicës” po akuzohen nga EULEX-i për krime lufte të kryera në rajonin e Drenicës.
XS
SM
MD
LG