Ndërlidhjet

Teatri Bolshoi prapë trazohet, vdes violinisti veteran


Moskë - Vendi i orkestrës në Teatrin Bolshoi (Ilustrim)
Moskë - Vendi i orkestrës në Teatrin Bolshoi (Ilustrim)
Teatri Bolshoi i Rusisë po mban zi për një tragjedi të re – vdekjen e një violinisti të vjetër, i cili ka rënë nga skena e teatrit në vendin e rezervuar për orkestër.

Violinisti 65 vjeçar Viktor Sedov është aksidentuar të martën mbrëma.

Katerina Novikova, që shërbën si zëdhënëse e treatrit, konfirmoi të mërkurën vdekjen, që tha se u shkaktua nga lëndimet që kishte marr violinisti i moshuar pas rënies nga skena e teatrit.

Sedov ishte veteran në orkestren e shtëpisë së baletit dhe operas për katër dekada me radhë.

Vdekja e tij vjen pas shumë telasheve këtë vit, ku Bolshoin e kanë përcjell një varg incidentesh, që nisën me sulmin me acid të drejtorit artistik të trupës së baletit, Sergei Filin.

Javën e kaluar, qeveria ruse ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të Teatrit Bolshoi Anatoly Iksanov, dhe e zëvendësoi atë me Vlladimir Urin.

Ky i fundit ishte drejtues disavjeçar i teatrit prestigjioz muzikor Stanislavsky.
XS
SM
MD
LG