Ndërlidhjet

Indi - Forcat kufitare vrasin katër protestues


Ilustrim
Ilustrim
Katër persona janë vrarë të enjten kur forcat paramilitare të policisë kufitare kanë shtënë në një grup protestuesish në veri të shtetit Jammu dhe Kashmir të Indisë, njoftojnë mediet.

Të paktën 22 njerëz janë lënduar nga ky incident, ndërsa 10 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë, i kanë thënë burimet policore dpa-së.

Sipas dëshmitarëve, një grup i paramilitarëve kanë hyrë në zonën e xhamisë gjatë faljes së akshamit të martën, dhe kanë fyer liderët lokal fetar, që ka shkaktuar protestën.

Sipas agjencisë dpa, fshatarët e qarkut Ramban, që gjendet 135 kilometra në jug të kryeqytetit Srinagar, ishin duhet protestuar para kampit të Forcave Kufitare të Sigurisë, kur këta të fundit kanë shtënë në protestuesit.
XS
SM
MD
LG