Ndërlidhjet

Protestohet kundë dënimit të opozitarit rus


Protestuesit pro Aleksei Navalny në Moskë, 18 korrik, 2013
Protestuesit pro Aleksei Navalny në Moskë, 18 korrik, 2013
Prokurorët në Rusinë qëndrore kanë thënë se aktivisti i burgosur opozitar, Aleksei Navalny duhet të lirohet nga burgu derisa të procedohet rasti i tij nga apeli.

Navalny dhe i bashkëpandehuri Pyotr Ofitserov, janë marrë në paraburgim menjëherë pasi ju është shqiptuar dënimi me pesë përkatësisht katër vjet burg për vjedhje mëngjesin e së hënës.

Prokurorët e qytezës së Kirovit e kanë regjistruar ankesën menjëherë pasi Navalnit dhe Ofitserovit ju vunë prangat duke thënë se ata duhet të lihen të lirë derisa të përfundojë procesi i apelit.

Aleksei Navalni, një kritik i zëshëm i Kremlinit, ka deklaruar se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Ekipi i tij i mbrojtjes pritet që të apelojë vendimin.

Përkrahësit e tij kanë mbajtur protesta të paparalajmëruara në Moskë, Shën Peterburg dhe qytete të tjera në Rusi.

Policia ka arrestuar disa protestues në Moskë dhe Shën Peterburg.
XS
SM
MD
LG