Ndërlidhjet

Lirohet Navalny deri në apelimin e dënimit


Opozitari rus, Aleksei Navalny dhe i bashkëpndehuri Pyotr Ofitserov gjatë procesit gjyqësor kundër tyre, 19 korrik, 2013
Opozitari rus, Aleksei Navalny dhe i bashkëpndehuri Pyotr Ofitserov gjatë procesit gjyqësor kundër tyre, 19 korrik, 2013
Një gjykatës në Kirov të Rusisë ka urdhëruar lirimin nga burgu të liderit opozitar, Aleksei Navalny, një ditë pas dënimit të tij me pesë vjet burg me akuzën për vjedhje.

Të premtën, prokurori ka kërkuar që Navalny të lirohe derisa ai të apelojë vendimin.

Gjykatësi e ka cituar kandidaturën e tij për kryetar të Moskës si një nga arsyet për lirimin e kritikuesit të njohur të qeverisë.

Gjykatësi tha se burgimi i Navlanit e vë atë në pozitë të pafavorshme kundrejt kandidatëve të tjerë.

Ai tashmë gjendet jashtë burgut, por megjithatë nuk ka të drejtë të udhëtimit jashtë vendit.

Të enjtën, një gjykatë tjetër në Kirov e ka shpallur atë dhe të bashkëpandehurin, Pyotr Ofitserov, fajtor në akuzat për vjedhje të lëndës së drurit të një kompanie ruse në vlerë prej 500 mijë dollarëve.


Dënimi është kritikuar ashpër nga shtetet perëndimore si process i montuar politik dhe në të njejtën kohë ka nxitur protesta në disa qytete të Rusisë.
XS
SM
MD
LG