Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestohet kuzhinieri që helmojë 22 persona


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia në Pakistan e ka arrestuar një kuzhinier që akuzohet për helmimin për vdekje të 22 personave për shkak të një konflikti politik.

Sadiq Dogar, shefi i policisë në Mailsi, në krahinën lindore Punjab, ka thënë të enjtën se kuzhinieri, Mihammad Rafiq, dyshohet se është paguar 500 dollarë nga një politikanë që të helmojë një familje rivale.

Dogar, ka thënë se pasi ka humbur zgjedhjet krahinore të majit, Arsal Khan Khichi, dyshohet se e ka planifikuar hakmarrjen në kandidatin fitues, kushëririn e tij, Jehanzeb Khan Khichi.

Shefi i policisë ka thënë se kuzhinieri e ka pranuar se ka helmuar rreth 50 persona në rezidencën e Jehanzeb Khan Khichi më 9 qershor, duke vrarë pothuajse gjysmën e tyre.

Jehanzeb Khan Kchichi nuk ka qenë në shtëpi në kohën kur ka ndodhur rasti.

Policia tani është në kërkim të Arsal Khan Khichi.

Konfliktet politike në Pakistan janë të zakonshme sepse pjesëtarët e klanit të njejtë shpesh garojnë kundër njëri tjetrit në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG