Ndërlidhjet

Detroit e deklaron falimentimin


Qyteti i Detroit, Michigan
Qyteti i Detroit, Michigan
Detroit, të premtën është bërë qyteti më i madh amerikan i cili e ka deklaruar falimentimin.

Qyteti i cili është dhe vendlindja e industrisë së automobilave amerikan sot ka pak më shumë se 700 mijë banorë.

Në vitin 1950, Detroit kishte hiq më pak se 1.8 milion banorë.

Një pjesë e konsiderueshme e familjeve të shtresës së mesme dhe pjesë të bizneseve , duke marrë edhe dollarët që vjelën nga taksat, me vete.

Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder ka deklaruar se "sot e kam autorizuar menaxherin e emergjencës së qytetit të Detroit që të deklaroi falimentimin. Ky ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, por besoj se nuk ka zgjidhje tjetër”.
XS
SM
MD
LG