Ndërlidhjet

Ministri italian i mbijeton mosbesimit


Ministri italian i brendshëm, Angelino Alfano, 16 korrik, 2013
Ministri italian i brendshëm, Angelino Alfano, 16 korrik, 2013
Ministri i brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, i ka mbijetuar një votimi të mosbesimit që lidhet me deportimin e gruas dhe vajzës gjashtë vjeçare të një aktivisti opozitar të Kazakistanit.

Kryeministri Enrice Letta, e ka mborjtur Alfanon para votimit të së premtës në Senatin Italian duke thënë se Alfano nuk ka qenë i përfshirë në largimin e Alma Shalabaeva.

Kjo e fundit është bashkëshortja e oligarkut të larguar nga Kazakistani, Mukhtar Ablyazov.

Shefi i stafit të Alfanos ka dhënë dorëheqje për shkak të rastit.

Kryeministri Italian, megjithatë e ka pranuar se skandali e ka turpëruar dhe diskredituar Italinë.

Ai u zotua se do t’i bëjë presion Astanës që të sigurohet për mirëqenien e Shababeyvas.

Ajo së bashku me vajzën e saj janë deportuar megjithëse kanë pasur leje qëndrimi valide.

Largimi i tyre ka nxitur dyshimin se zyrtarët Italian po i bëjnë favore politike regjimit në Kazakistan, një vend i pasur me naftë por që ka probleme me të drejtat e njeriut.

Italia ka lidhje të fuqishme biznesi me këtë shtet.
XS
SM
MD
LG