Ndërlidhjet

Kremlini: Nuk dimë gjë për planet e Snowdenit


Ilustrim
Ilustrim
Kremlini nuk është në dijeni të çfarëdo plani që ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare Amerikane të Sigurisë Edward Snowden, mund të ketë për të kërkuar shtetësinë ruse, tha të premten një zëdhënës i presidentit Vlladimir Putin.

Snowden, kërkohet nga Shtetet e Bashkuara nën akuza për spiunim, dhe publikim të dokumenteve top-sekrete shtetërore.

Ai ka mbetur i ngujuar në aeroportin e Moskës për më se tre javë.

Një avokat rus i ka ndihmuar atij që të aplikojë për azil të përkohshëm në Rusi këtë javën, ndërsa i njëjti ka hedh poshtë zërat se Snowden ka kërkuar shtetësinë ruse.
XS
SM
MD
LG