Ndërlidhjet

Erdogan: Perëndimi ka standarde të dyfishta


Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar perëndimin dhe kombet arabe për “standarde të dyfishta” pasi nuk dënuan përmbysjen e presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi.

Turqia doli të jetë një prej kritikëve më të mëdhenj ndërkombëtar, në atë që e ka quajtur si “grushtet të papranueshëm”, pasi ushtria përmbysi presidentin e zgjedhur Morsi, më 3 korrik.

Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur brengosjen e tyre për rrëzimin e Morsi, dhe kanë bërë thirrje për rikthimin e shpejt të demokracisë.

Njëjtë ka vepruar edhe Bashkimi Evropian.

“Shtetet të cilat përqafojnë dhe iu bënë për demokracinë, nuk duhet të sillen me standarde të dyfishta kundrejt ngjarjeve të tilla, dhe duhet të thonë se kur diçka është e gabuar, se ajo është e gabuar”, Erdogan iu tha ambasadorëve perëndimor dhe atyre arab, gjatë një darke të shtruar.

As Shtete e Bashkuara dhe as Bashkimi Evroopian nuk e kanë quajtur përmbysjen e Morsi si grushtet, pasi kjo gjë do të çonte me automatizëm në imponim të sanksioneve kundër Egjiptit.

“Ata që lartësojnë demokracinë, kur takohen me ne, dhe proklamojnë se nuk ka kompromis për demokracinë, ne duam t’ua shohim karakterin e tyre”, Erdogan iu tha mysafirëve të tij gjatë një iftari që ka shtruar për ta.

Erdogan ka pyetur edhe përse bota qëndroi e heshtur, pas vrasjes së të paktën 99 njerëzve që kur Morsi është përmbysur, kur më se gjysma e tyre ishin vra kur ushtria ka shtënë në protestuesit islamist më 8 korrik.

“Përse nuk po flisni? Të dëgjohet zëri juaj kundër,” tha kryeministri turk.
XS
SM
MD
LG