Ndërlidhjet

Rusi: Navalny u kthye në Moskë, premton fitore në zgjedhje


Aleksei Navalny në fjalimin para mbështetësve pasi arriti në Moskë
Aleksei Navalny në fjalimin para mbështetësve pasi arriti në Moskë
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është kthyer në Moskë me tren, nga vendi Kirov, dhe në fjalimin para masës së tubuar të mbështetësve tha se “jemi nisur për në zgjedhje dhe ne do të fitojmë”.

Një masë e madhe e mbështetësve të tij është tubuar sot herët në mëngjes në stacionin hekurudhor në Yaroslavsky për ta përshëndetur Navalnyn. Në çastin kur Navalny ka zbritur nga treni, ata kanë brohoritur “Navalny për kryetar të bashkisë”.

Navalny e ka falënderuar masën e tubuar për mbështetje gjatë procesit në gjykatën në Kirov, ku ai të entjen ishte dënuar për përvetësim, por dje është liruar përkohësisht nga një gjykatë tjetër, pas kërkesës së prokurorisë.
XS
SM
MD
LG