Ndërlidhjet

Drecun: Serbët në zgjedhjet në Kosovë – me një listë


Pamje e një pjese të Beogradit
Pamje e një pjese të Beogradit
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka deklaruar sot se në zgjedhjet lokale në Kosovë më 3 Nëntor, duhet të marrë pjesë një listë e përbashkët serbe, e cila do të mbështetej nga Beogradi.

“Kjo do t’i jepte fuqi Bashkësisë së ardhshme të komunave serbe dhe do ta zvogëlonte mundësinë që Prishtina të ketë ndikim në këtë bashkësi”, tha Drecun në Televizionin e Serbisë.

Mëtutje, ai ka theksuar se në takimin e djeshëm të kreut shtetëror të Serbisë, të kryesuar nga presidenti Tomisllav Nikolliq, dhe të serbëve të pjesës veriore të Kosovës, nuk ka vërejtur “strategji dalëse” te kundërshtarët e pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Jam i befasuar në masë të madhe se tek ata, të cilët ishin kundër, nuk e kam parë një strategji dalëse, çka pas zgjedhjeve” dhe Drecun, që është deputet në Kuvendin e Serbisë, dhe shtoi se “me pranimin e Marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka pranuar edhe pjesëmarrjen në zgjedhje”.

Mëtutje, ai ka shfaqur shpresën se kundërshtarët e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale më 3 Nëntor në Kosovë, do ta ndryshojnë qëndrimin, pasi sipas tij, kemi të bëjmë “jo vetëm me mbijetesën e serbëve në Kosovë, por edhe me prosperitetin e popullit serb”.
XS
SM
MD
LG