Ndërlidhjet

SHBA: Një e mbijetuar u vra nga makina e urgjencës


Nga aeroplani i përplasur në San Francisko (6 Korrik) del tym i dendur dhe flakë
Nga aeroplani i përplasur në San Francisko (6 Korrik) del tym i dendur dhe flakë
Hetuesit në Shtetet e Bashkuara thonë se një nga tre personat e vrarë nga përplasja e aeroplanit në San Francisko, i kishte shpëtuar rrëzimit, por ishte vrarë nga shkelja e një makine të shërbimeve të urgjencës.

Zyra mjekoligjore lokale mbrëmë njoftoi se studentja kineze, Ye Mengyuan, kishte vdekur nga “plagët e hapura, që janë të ngjashme me ato nga shkelja me makinë motorike”.

Aeroplani i udhëtarëve Boeing 777, i kompanisë Asiana të Koresë Jugore, u përplas gjatë aterimit në aeroportin ndërkomnbëtar në San Francisko më 6 Korrik, me ç’rast u vranë tre vetë dhe më se 180 të tjerë u plagosën.

Më se 120 vetë kaluan pa lëndime.

Fluturimi kishte filluar në Shangaj të Kinës, ishte ndalur në Seul të Koresë Jugore, dhe kishte vazhduar për në San Francisko.
XS
SM
MD
LG