Ndërlidhjet

SHBA: Protesta kundër vendimit të gjyqit


Pamje nga protesta në Çikago
Mijëra njerëz në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara kanë protestuar kundër vendimit gjyqësor për lirimin e njeriut, i cili ka shtënë kundër një të riu zezak të paarmatosur.

Protestat janë mbajtur gjatë ditës së djeshme në Nju Jork, Atlanta, Majami, Çikago dhe Los Anxhelos.

Këngëtarët e njohur, Beyonce dhe Jay Z, njëherësh edhe çift bashkëshortor, iu bashkuan protestës në Nju Jork.

Këto demonstrata u bënë një javë pasi një panel gjyqësor në Floridë, nuk e shpalli fajtor personin George Zimmerman, të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, lidhur me vrasjen e 17 vjeçarit, Trayvon Martin, në Shkurt të këtij viti.

Kritikët thonë se për familjen e të ndjerit Martin nuk ka drejtësi për shkak të ngjyrës së djalit të tyre.

George Zimmerman thotë se ai ka shtënë kundër Martinit në vetëmbrojtje gjatë përleshjes.

Ky rast e ka shtruar çështjen e racizmit në Shtetet e Bashkuara dhe problemin e dhunës me armë.
XS
SM
MD
LG