Ndërlidhjet

Belgjikë: Mbreti Albert abdikoi në favor të djalit të tij


Mbreti Albert (djathtas) përqafohet me djalin e tij princin Phillippe, gjatë ceremonisë së abdikimit në Bruksel
Mbreti Albert (djathtas) përqafohet me djalin e tij princin Phillippe, gjatë ceremonisë së abdikimit në Bruksel
Mbreti i Belgjikës, Alberti II, formalisht ka abdikaur në favor të djalit të tij, princi Philippe.

Mbreti 79 vjeçar sot ka hequr dorë nga të drejtat e tij si monark në pallatin mbretëror në Bruksel.

Djali i tij, Phillippe, 53 vjeçar, do të përurohet më vonë gjatë ditës, pasi ta bëjë betimin në parlament.

Ai do të jetë monarku i shtatë në historinë 183 vjeçare të Belgjikës.

Mbreti Albert, në fjalimin e tij të sotëm, tha se vendi duhet të mbetet “burim i inspirimit” për Evropën.

Dje ai ka shfaqur dëshirën e tij që Belgjika, e ndarë nga veriu që e flet gjiuhën flamande, dhe pjesa jugore ku flitet frengjishtja, të mbetet e bashkuar.

Mbreti Albert ishte në fron gjatë 20 viteve të kaluara.

Belgjika ka monarki kushtetuese, në të cilën Mbreti luan në masë të madhe vetëm rol ceremonial.
XS
SM
MD
LG