Ndërlidhjet

Japoni: Blloku qeverisës pret fitore në zgjedhje


Shinzo Abe
Shinzo Abe
Projektimet e para të rezultateve të zgjedhjeve për Dhomën e Epërme të Parlamentit të Japonisë, sugjerojnë se koalicioni qeverisë i kryeministrit Shinzo Abe, e ka fituar shumicën e vendeve të deputetëve.

Në votimet e sotme është zhvilluar gara për gjysmën e 242 vendeve në Dhomën e Epërme.

Sipas rrjetit publik televiziv NHK, parashihet që Partia Demokratike Liberale e zotit Abe, dhe partneri i koalicionit, New Komeito, do t’i fitojnë 71 vende, kështu që tash ata e kanë shumicën prej 130 ulëseve në këtë dhomë.

Raportohet se rezultatet zyrtare nuk priten deri nesër në mëngjes.

Fitorja e projektuar e kryeministrit Abe shihet si mbështetje për masat ekonomnike të tij.

Prej se është zgjedhur kryeministër në Dhjetor të vitit të kaluar, ekonomia e Japonisë ka shënuar rritje prej 4%.
XS
SM
MD
LG