Ndërlidhjet

Afganistan: Arriti zyrtari i lartë pakistanez


Sartaj Aziz
Sartaj Aziz
Një zyrtar i lartë i Pakistanit ka arritur në Kabul të Afganistanit për të biseduar me liderët afganë, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e lidhjeve të tensionuara ndërmjet dy vendeve fqinje.

Zyrtari pakistanez, Sartaj Aziz, këshilltar për siguri kombëtare dhe për politikë të jashtme i kryeministrit Nawaz Sharif, u tha sot gazetarëve në Kabul se Islamabadi do t’i “lehtësoj” bisedimet për paqe ndërmjet qeverisë së Afganistanit dhe talibanëve.

Por, siç tha zoti Azizi, Pakistani “nuk do të inicoj ose imponoj çfarëdo zgjidhjeje”.

Më vonë gjatë ditës pritet që ai të takohet edhe me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë pakistanez në Afganistan, prej se në muajin Maj u formua qeveria e re në Islamabad.

Marrëdhëniet ndërmjet Pakistanit e Afganistanit shpeshherë ishin të tensionuara, meqë Kabuli e ka akuzuar Islamabadin për mbështetje të talibanëve.
XS
SM
MD
LG