Ndërlidhjet

Afganistanin pranon bisedat me Pakistanin, por me kushte


Kabul - Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai (Ilustrim)
Kabul - Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai (Ilustrim)
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka pranuar ftesën për të vizituar Pakistanin fqinj, por me disa kushte.

Zyra e presidentit afgan njoftoi të hënën përmes një deklarate se një delegacion i lartë nga Kabuli mund të vizitojë Islamabadin, vetëm kur “në krye të agjendës të jetë procesi i paqës dhe luftimi serioz dhe efektiv kundër terrorizmit”.

Deklarata e presidencës po ashtu thërret për përpilimin e një agjende specifike, dhe një pune të madhe në terren para se vizita të zhvillohet.

Karzai ka pranuar ftesën të dielën gjatë një takimi të lartë politik i cili kishte për qëllim shtensionimin e raporteve mes dy vendeve.

Këshilltari kryesor i Pakistanit për Politikë të Jashtme, Sartaj Aziz i ka dërguar personalisht Hamid Karzait, ftesën e kryeministrit pakistanez Nawaz Sharif.

Raportet mes Pakistanit dhe Afganistanit kanë qenë kryesisht të tensionuara kohëve të fundit, ku Kabuli edhe ka akuzuar Islamabadin për përkrahje të Talebanëve, por edhe tendenca për ndarjen e Afganistanit.

Sidoqoftë, Washingtoni e sheh Islamabadin si lojtar kryesor në negociatat mes Afganistanit dhe Talebanëve, për shkak të lidhjeve të lashta që ka Pakistani me këtë grupim islamist.
XS
SM
MD
LG