Ndërlidhjet

Hizbollah: Vendimi i BE-së kundër, është agresiv


Llogoja e Hizbollahut
Llogoja e Hizbollahut
Grupacioni ushtarak i shiitëve libanez Hizbollahu e ka quajtur vendimin e Bashkimit Evropian si “agresivë dhe të padrejtë” përse e ka përfshirë atë në listën e zezë të organizatave terroriste.

Në një deklaratë të shkruar për medie Hizbollahu tha se “zhvlerëson fuqishëm vendimin e BE-së” duke e quajtur atë si rezultat i presionit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Në Washington ndërkaq, Shtëpia e Bardhë e ka mirëpritur këtë lëvizje të Brukselit, duke thënë se kjo dërgon “porosi të qartë” se BE-ja qëndron e vendosur kundër “aktiviteteve terroriste”” të Hizbollahut.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore e kanë përcaktuar më herët Hizbollahun si organizatë terroriste.

Vendimi i së hënës nga BE-ja hap sanksione për Hizbollahun, duke i ngrirë të gjitha asetet.

Hizbollahu, i cili ka lidhje të fuqishme me Iranin, është i ndërlidhur edhe me shpërthimet e vitit të kaluar në një grup turistësh izraelit që pushonin në Bullgari.

Së fundi, ky grupim terrorist është përfshirë edhe në luftën e Sirisë, ku lufton në anën e qeverisë së Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG